Lajme
Raport i prezantuar mbi drejtësinë tranzicionale dhe revista Forum për drejtësinë tranzicionale
Data: 09.04.2013.
Koalicioni për KOMRA e ka prezantuar sot, në datën 9 prill të vitit 2013, në Qendrën për Media në Beograd, Raportin mbi drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave për vitin 2010/2011 dhe numrin 4 të revistës Forum për drejtësi tranzicionale. Mbi Raportin kanë folur Natasha Kandiqi, koordinatore e procesit KOMRA dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Sandra Orloviqi, drejtoreshë ekzekutive e FDH-së, Mario Mazhiq nga Nisma e të Rinjve nga Kroacia, kurse Denisa Kostoviçova, ligjëruese në Shkollën e Londrës për Politikë dhe Ekonomi, e ka prezantuar Forumin. Moderatore e tubimit ka qenë Maja Miqiç nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Serbia. Në Konferencë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e shoqërisë civile, të ambasadave dhe mediat.
Është paraqitur raporti rajonal mbi drejtësinë tranzicionale në periudhën 2010/2011 në Zagreb
Data: 08.04.2013.
Natasha Kandiqi, sot, në Zagreb, ka vlerësuar se ballafaqimi me të kaluarën në Serbi varet nga zhvillimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Pas prezantimit të raportit rajonal mbi drejtësinë tranzicionale në periudhën e viteve 2010/2011, Natasha Kandiqi, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatore rajonale e procesit KOMRA, ka thënë se "Është e vështirë të merret me mend bashkëpunimi rajonal në raport me çështjet nga e kaluara e që, me këtë rast, të mos ekzistojnë marrëdhëniet normale midis Serbisë dhe Kosovës". Në raportin "Arritjet e drejtësisë tranzicionale" flitet mbi ecurinë e procesimit të krimeve të luftës, kompensimin e viktimave dhe aspektet e tjera të heqjes së barrës së trashëgimisë së luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Në Banjallukë është mbajtur debati mbi drejtësinë tranzicionale
Data: 02.04.2013.
Qendra për demokraci dhe drejtësi tranzicionale nga Banjalluka sot ka qenë nikoqir i debatit mbi temën „Të arriturat dhe sfidat e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave“. Qëllim i debatit është hapja e diskutimit mbi të arriturat dhe sfidat e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave me theks të veçantë në gjendjen e drejtësisë tranzicionale në B dhe H.
Kryetarja e Kosovës e ka emëruar të dërguarin e saj personal për KOMRA
Data: 25.03.2013.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në datën 25.03.2013 e ka emëruar këshilltarin e saj ligjor Selim Selimin të dërguar personal në Grupin Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n. Deri tash, të dërguarit e vet personal i kanë emëruar kryetari i Republikës së Kroacisë, i Malit të Zi dhe i Maqedonisë, dhe dy anëtarë të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, kurse emërimi i të dërguarit personal të tretë të Kryesisë pritet.
Delegacioni i PE dhe i Komitetit për integrime evropiane i Republikës së Serbisë i ftojnë kryetarët e shteteve të rajonit të fillojnë procesin e themelimit të KOMRA-s
Data: 20.03.2013.
Në deklaratën e përbashkët të datës 19 mars të vitit 2013, delegacioni i Parlamentit Evropian dhe i Komitetit për integrime evropiane të Republikës së Serbisë e kanë përsëritur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Delegacionet iu kanë bërë ftesë qeverive që të vazhdojnë të mbështesin Nismën për KOMRA, që është mekanizëm i rëndësishëm për procesin e pajtimit si dhe kryetarëve të shteteve, të cilat ende nuk i kanë emëruar përfaqësuesit e tyre për KOMRA-n, që ta bëjnë këtë menjëherë, në mënyrë që të fillojë procesi i themelimit formal të KOMRA-s.
Drejtësia tranzicionale në vendet post-jugosllave – Raport për vitin 2010-2011
Data: 14.03.2013.
Temë e këtij raporti janë ngjarjet e rëndësishme nga fusha e drejtësisëtranzicionale në shtetet e ish RSFJ-së: proceset gjyqësore për krimet e luftës të kryera gjatë periudhës 1991-1999, reformat institucionale që kanë të bëjnë me lustracionin, qëndrimi i institucioneve dhe publikut ndaj të dënuarve, raportimi i mediave për krimet e luftës, komisionet e së vërtetës, punae organizatave të shoqërisë civile në dokumentimin e fakteve mbi krimet e luftës, zgjidhjaeçështjes së personave të zhdukur, kthimi i refugjatëve, reparacionet, monumentet përkujtimore etj.
„Vështrim i artistit në të kaluarën“ në festivalin e filmit në ZagrebDox
Data: 22.02.2013.
Filmi i Koalicionit për KOMRA-n „Vështrim i artistit në të kaluarën“, regjinë e të cilit e ka bërë Dino Mustafiq, është në programin e festivalit të sivjetmë të filmit ZagrebDox. Filmi do të shfaqet në datën 28 shkurt të vitit 2013 në orën 22.00, në sallën e filmit Cineplexx, në qendrën tregtare Kaptol në Zagreb. Para projeksionit të mbrëmjes, në orën 14.00, artistët do të flasin mbi pajtimin nga këndvështrimi i tjetrit.
Ambasadori Vodopija: Kroacia e mbështet KOMRA-n për marrëdhënie më të mira ndër fqinjësore në rajon
Data: 18.02.2013.
Kroacia është një ndër të parat shtete të rajonit, e cila e ka shprehur mbështetjen e saj konkrete për themelimin e KOMRA-s edhe përmes të dërguarit personal të kryetarit Ivo Josipoviq në Grupin Rajonal për KOMRA-n.
Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor: KOMRA është e nevojshme për shkak të pajtimit dhe të forcimit të besimit midis popujve
Data: 18.02.2013.
Kryetari i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor e ka pranuar në bisedë Igor Mekinën, avokuesin publik të Nismës për KOMRA. Gjatë bisedës shteruese me kryetarin e Sllovenisë, avokuesi publik i Nismës për KOMRA në Slloveni e ka prezantuar zhvillimin e deritashëm të procesit të KOMRA-s si dhe detyrat kryesore të Komisionit.
Ambasadorja Krystyn Marty: përkrahje për qasjen rajonale në ballafaqimin me të kaluarën
Data: 14.02.2013.
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Krystyn Marty është takuar në datën 8 shkurt të vitit 2013 në Prishtinë me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA– me avokuesin publik të Nismës për KOMRA, Adriatik Kelmendin, drejtorin ekzekutiv të FDH-së Kosovë Bekim Blakajn dhe koordinatoren e Koalicionit për KOMRA në Kosovë, Teuta Hoxhën. Në bisedë ka marrë pjesë edhe Jonathan Sisson, këshilltari lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, përgjegjës për programin për ballafaqim me të kaluarën. Me atë rast, ambasadorja ka dhënë përkrahjen e saj për qasjen rajonale lidhur me ballafaqimin me të kaluarën dhe edhe njëherë e ka theksuar se Zvicra fuqishëm e mbështet themelimin e KOMRA-s.


