Fillimi

Forumi i katërt regjional për drejtësinë transicionale

Komisioni Rajonal për vërtetimin e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi

Prishtinë, Kosovë, 28.10.2008.

Organizatorët

Shoqata Shpresimi
Fondi për të drejtën humanitare
Documenta
Qendra për hulumtim dhe dokumentim
Community Building Mitrovica

Kryetari kryesor

Fatmir Sejdiu
Nekibe Kelmendi
Werner Almhofer
Roy Reeve
Valdete Idrizi

Pjesëmarrësit

325

Forumi i katërt regjional, u mbajt në Prishtinë më 28-29 tetor 2008, si mbledhja më masive mbi mekanizmat për konstatimin e fakteve për krime të luftës i organizuar në hapësirën e ish-Jugosllavisë. E kanë organizuar Fondi për të drejtën humanitare, Documenta, Qendra për Hulumtim dhe Dokumentim, Shoqata Shpresimi dhe Community Building Mitrovica. Në mesin e 325 pjesëmarrësve nga Kosova, Kroacia, Serbia, BeH, Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia më së shumti kishte vet viktima dhe përfaqësues të shoqatave të viktimave (mbi 200), pastaj rreth 100 të rinj, përfaqësues të organizatave rinore, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të cilët nuk janë anëtarë të organizatave rinore dhe mbi 100 aktivistë për të drejtat e njeriut dhe organizata tjera jo-qeveritare nga regjioni. Në mesin e pjesëmarrësve kishte gjykatës dhe prokurorë nga Beh dhe Kosova. Në punimet e forumit kanë marrë pjese 20 përfaqësues të shoqatave të familjarëve të kidnapuar, të vrarë dhe të zhdukur civil dhe polic në Kosovë deri sa shoqatat tjera nga Serbia dhe nga Republika Srpska kanë refuzuar të marrin pjesë në shenjë proteste për shkak se Kosova ka shpallur pavarësinë. Në lidhje me forumin kanë raportuar këto mediume: Beta, Danas, Politika, Koha Ditore, Zeri, Novi list, Slobodna Bosna, Republika, Tolerancija, BIRN, RTK 1 (Info), RTK 1 (Lajme), Radio Evropa e Lirë, B92, Domovinskirat.hr.

  1. Transkript (Shkarkoni) - 844.00 KB

Shpërndani